Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca mund të përfitojë nga koha e limituar e Mbappes te PSG-ja

Koha e limituar që Kylian Mbappe po e ka te Paris Saint-Germaini në javët e fundit mund të jetë lajm i mirë për përfaqësuesen e Francës. Kjo mund të ndihmojë që sulmuesi të jetë i freskët për Kampionat Evropian dhe për Lojëra Olimpike, ka thënë selektori i Francës, Didier Deschamps.

Kapiteni i Francës, Mbappe, ka njoftuar PSG-në muajin e kaluar se do të largohet në fund të edicionit. Ai ka kompletuar vetëm tri ndeshje që nga 14 shkurti. Nuk u zëvendësua në fitoren 2:1 ndaj Real Sociedadit në Champions, fitoren 3:1 ndaj Nicet në Kupë të Francës dhe fitoren 6:2 në ligë ndaj Montpellierit, të dielën.

“Është me rëndësi të jesh fizikisht i freskët për ngjarje të madhe. Në secilin rast, të gjithë lojtarët kanë ardhur në fund të edicionit pak të lodhur. Nëse kjo lodhje mund të reduktohet pak, aq më mirë”, ka thënë Deschamps.

Franca luan me Gjermaninë në miqësore, më 23 mars.

Mbappe pritet të transferohet te Real Madridi në verë. Ai ka thënë se shpreson që të luaj në Lojërat Olimpike në Paris. Por një lëvizje për një klubin e La Ligas mund ta pengojë në këtë qëllim.

Trajneri i Francës U23, Thierry Henry ka thënë të hënën se Reali ka refuzuar kërkesën për të liruar lojtarët për Lojëra Olimpike.