Manchester Unitedi dhe Arsenali janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e Lisandro Martinezit nga Ajaxi i Amsterdamit.
“The Mirror” ka raportuar të dielën se këto dy skuadra të mëdha të Premier Leagues së Anglisë dëshirojnë që ta kenë në skuadër talentin argjentinas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra holandeze kërkon 49 milionë euro për shërbimet e 24-vjeçarit, që luan në pozitën e mbrojtësit qendror.
Arsenali ka ofruar vetëm 29 milionë euro, ndërsa Unitedi është duke e përgatitur ofertën e parë për të.
Në kampionatin e kaluar, Martinez ka shënuar një gol dhe pati katër asistime në 36 paraqitje.