Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi rrit ofertën për Martinezin

Manchester United ka bërë një ofertë të përmirësuar prej 43 milionë funtesh për mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez, në një përpjekje për të mposhtur Arsenalin në garë për mbrojtësin argjentinas.

Oferta e re është 5 milionë funte më shumë se propozimi i fundit dhe është afër kërkesës së Ajaxit.

“Daily Mail” ka bërë të ditur se bordi i Ajaxit do ta shqyrtojë ofertën duke pasur parasysh që 24-vjeçari tashmë ka kërkuar që të lejohet të bëjë lëvizjen e tij të ëndrrave në Premier League.