Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi afër transferimit të Martinezit

Manchester Unitedi është afër të transferojë Lisandro Martinezin e Ajaxit.

Bisedimet mes klubeve janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja pritet të arrihet shumë shpejt, raportojnë mediat ndërkombëtare të enjten.

Martinez do të bëhej transferimi i dytë i Unitedit deri me tani.

Për Martinezin, Manchester Unitedi do të paguajë 46.5 milionë funte.

24-vjeçari argjentinas ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm