Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinez me kontratë të re tek Unitedi

Qendërmbrojtësi LIsandro Martinez pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me Manchester Unitedin, ka njoftuar “Sky Sports” të premten.

Mësohet se drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur ta shpërblejnë argjentinasin me kontratë të re pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion.

Palët kanë nisur negociatat dhe marrëveshja do të finalizohet me të përfunduar edicioni aktual, ndërsa Martinez me kontratën e re do të jetë pjesë e Unitedit deri në vitin 2028.

Ai do të ketë edhe opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër dhe pagë më të lartë.

25-vjeçari iu bashkua Unitedit verën e shkuar nga Ajaxi dhe firmosi deri në vitin 2027, ndërsa në edicionin e tij të parë regjistroi 45 paraqitje dhe kontribuoi me 1 gol.

Artikuj të ngjashëm