Lisandro Martinez pritet ta kompletojë transferimin te Manchester Unitedi të shtunën, pasi t’i kryejë testet mjekësore.
Transferimi i Martinezit do t’u kushtojë “djajve të kuq” rreth 46 milionë funte.
“Sportsmail” ka shkruar të enjten se Unitedi u pajtua me Ajaxin për transferimin e tij, ndërsa udhëtimi i Martinezit është bërë menjëherë të premten.
Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet të shtunën.
24-vjeçari luan në disa pozita të mbrojtjes, teksa ka punuar me trajnerin e Unitedit, Erik ten Hag, te Ajaxi.
Ai ka fituar tre tituj të ligës në Holandë, qëkur iu bashkua Ajaxit në vitin 2019 nga Defensa y Justicia.