Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lisandro kthehet ndaj Tottenhamit

Lisandro Martinez

Skuadra e Manchester Unitedit ka marrë një lajm të mirë sa i përket gjendjes së mbrojtësit Lisandro Martinez. Argjentinasi do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Tottenhamin, e cila zhvillohet muajin e ardhshëm, ka njoftuar “Sky Sports” të premten.

Martinez i ka munguar Unitedit në 20 ndeshjet e fundit në të gjitha garat për shkak të lëndimit të pësuar në fund të muajit shtator në duelin kundër Bayern Munichut në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ai këtë edicion, ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat dhe vlerësohet lart nga trajneri Erik ten Hag.

Dueli mes Manchester Unitedit dhe Tottenamit, do të zhvillohet më 14 janar dhe i takon xhiros së 21-t të Premier Leagues.

Artikuj të ngjashëm