Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, ka thënë të martën se operimi pas lëndimit të pësuar në këmbën e djathtë, ka shkuar shumë mirë.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka thënë se do të mungojë për pjesën e mbetur të edicionit, pas lëndimit që e pësoi kundër Sevillas në Ligën e Evropës të enjten e kaluar.
Martinez postoi një fotografi në rrjetet sociale pas operimit dhe ka shkruar se është i fokusuar në rikuperim.
25-vjeçari e ka një gol të shënuar në Premier League këtë edicion.
Ka zhvilluar 45 ndeshje gjithsej.