Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pavarësisht lëndimit, Martinez ftohet nga Argjentina

Lisandro Martinez

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, është ftuar në skuadrën e Argjentinës, pavarësisht se është ende duke u rikuperuar nga një lëndim në gju.

26-vjeçari lëndoi ligamentin në shkurt dhe ishte jashtë fushës për të paktën tetë javë. Megjithatë, argjentinasi mund të rikthehet në lojë më shpejt se sa pritej.

Martinez do t’i bashkohet kampit të Argjentinës në ndeshjet miqësore kundër El Salvadorit më 23 mars dhe Kosta-Rikës më 27 mars.

Të dyja këto ndeshje zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Martinez pritet të përfundojë rehabilitimin e tij me Përfaqësuesen.

Artikuj të ngjashëm