Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me ofertë për Martinezin

Arsenali ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez ka njoftuar “Daily Mirror” të martën. Për ta bindur Ajaxin në lirimin e 24-vjeçarit, Arsenali ka ofruar 40 milionë euro.

Argjentinasi Martinez po kërkohet me ngulm nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe klubi londinez po bën të pamundurën për transferimin e tij.

Megjithatë, Ajaxi po insiston në 50 milionë euro për Martinezin, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga ekipi holandez. Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025 kurse po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi.

Artikuj të ngjashëm