Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos ka përgëzuar lojtarët e tij për fitoren në ndeshjen ndaj Danimarkës.
Trajneri i “Dardanëve” shpreson të vazhdohet me ritëm të tillë edhe në ndeshjet e ardhshme. Kosova ishte në epërsi prej 21 pikëve, por në fund mezi fitojë.
“21 pikë nuk do të thotë asgjë në basketboll dhe në këtë ndeshje u dëshmua. Basketbollistët luftuan deri në fund dhe arritën ta fitonin këtë takim. Kemi bërë disa gabimet në fund, të cilat kanë mundur të na kushtojnë. Por arritëm të fitonim me këtë diferencë të pikëve. Në këtë ndeshje basketbollistët tanë treguan karakter dhe kjo është më e mira që kemi bërë të bëjmë. Kemi dhënë maksimumin dhe kemi luajtur së bashku dhe për njëri-tjetrin”, deklaroi Marmarinos.
Kosova fitoi me shifrat 78:73.
-
Basketboll, Kosova në disavantazh prej dhjetë pikëve pas pjesës së parë
-
Dardan Berisha: Angazhimi i madh solli fitoren ndaj Danimarkës
-
Marmarinos beson në rezultate pozitive
-
Fjalët e rënda të grekut Marmarinos shpresohet t’i zgjojnë basketbollistët e Kosovës
-
Marmarinos i fokusuar më shumë tek e ardhmja sesa te fitoret me Luksemburgun dhe Sllovakinë