Mario Manxhukiq po kërkon nga Juventusi që ta lejojë t’i bashkohet Manchester Unitedit në dhjetor, raporton “Tuttosport”.
Sulmuesi kroat është i interesuar t’i bashkohet Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit, por dëshiron të udhëtojë më herët në Angli që të adaptohet në rrethin e ri, para se transferimi të zyrtarizohet.
Është raportuar se zyrtarët e Juventusit kanë udhëtuar në Angli për të biseduar me ata të Manchester Unitedit për transferimin e Manxhukiqit.
Manxhukiq 33-vjeçar nuk ka luajtur për Juventusin fare këtë stinor. Ai ishte pranë transferimit te Unitedi në verë.