Sulmuesi kroat i Juventusit, Mario Manxhukiq ka marrë një ofertë luksoze nga lideri i Qatar Stars League, Al Duhail SC, raporton “Daily Record” të hënën.
Me kalimin në Lindje të Mesme, Manxhukiq do të merrte pagë dukshëm më të madhe se që ka te Juventusi.
Mirëpo, sulmuesi kroat është i interesuar të mbetet në futbollin evropian dhe po preferon të transferohet te gjiganti i Premier Leagues, Manchester Unitedi.
Manxhukiq ende nuk ka luajtur për Juventusin këtë stinor. Ai ishte pranë kalimit te Manchester Unitedi në verë. Kroati 33-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2021, ndërsa te skuadra torineze gjendet që nga viti 2015.