Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, është i hapur që t’i bashkohet skuadrës së Juventusit në muajin janar, ka raportuar të premten gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Francezi nuk është i lumtur te “djajtë e kuq” për shkak të minutazhës së vogël këtë edicion. Menaxheri i tij ka thënë se Martiali dëshiron të luajë më shumë dhe pritet që së shpejti të qartësohet situata e tij, ndërsa mund të largohet në afatin kalimtar të dimrit.
Martial ka shënuar një gol në 10-të paraqitje me Unitedin në edicionin e sivjetmë.