Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas Martialit

Juventusi është në kërkim të një qendërsulmuesi. “Zonja e Vjetër” po planifikon të bëjë ofertë për Anthony Martialin e Manchester Unitedit, shkruan Gazzetta dello Sport.

Sulmuesi francez është duke shqyrtuar largimin nga klubi anglez për shkak të hapësirës së vogël që ka pasur këtë sezon.

Këtë situatë do të mundohet ta shfrytëzojë skuadra nga Torino. Martiali ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024.