Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchesteri pas Jamesit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për mesfushorin kolumbian James Rodriguez, ka njoftuar të hënën "Goal.com".

Mësohet se Rodriguez në fund të këtij edicioni do të kthehet te Real Madridi pas huazimit dyvjeçar te Bayerni. Skuadra bavareze ka vendosur që të mos shfrytëzoj të drejtën e blerjes së Rodriguezit, pasi trajneri Niko Kovaq nuk është i kënaqur me të, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Manchesteri e shohin Rodriguezin si zëvendësim ideal për Juan Matan, i cili do të largohet nga klubi si lojtar i lirë. James 27-vjeçar, këtë edicion ka shtatë gola e gjashtë asistime në 26 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2021.