Milani është në kërkim të një futbollisti i cili do të mund ta zëvendësonte Hakan Calhanoglun që u transferua tek Interi.
“Corriere dello Sport” shkruan se agjenti portugez Jorge Mendes ia ka dhënë një ide “kuqezinjve” që në vend të Calhanoglut ta transferojnë James Rodriguezin.
Bëhet e ditur se Rodriguezi ndihet i lënë anash tek Evertoni dhe po shikon mundësinë e largimit, sidomos pas largimit të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili kaloi te Real Madridi.
Rodriguezi ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Tek klubi nga Liverpooli ishte transferuar si lojtar i lirë.
Në 23 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë edhe pesë asistime.
Milani po interesohet edhe për Olivier Giroudin e Chelseat, të cilin po dëshiron ta marr si lojtar të lirë.