Leeds Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu, raporton të mërkurën “The Sun”. Ekipi anglez ka kontaktuar agjentin e futbollistit turk dhe pritet të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij në verë.
Leedsi është gati të ofrojë deri në 40 milionë euro për ta bindur Interin në lirimin e 29-vjeçarit. Calhanoglu ka kontratë me ekipin italian deri në vitin e ardhshëm, ndërsa dëshiron që të luajë në Premier League. Atij ende nuk i është ofruar rinovimi i kontratës nga Interi dhe te Leedsi po shpresojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për t’i siguruar shërbimet e tij.
Në 32 ndeshje këtë sezon, Calhanoglu ka 3 gola e 6 asistime për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021.