Futboll

Galatasaray e kërkon edhe një lojtar të Interit

Hakan Calhanoglu

Mediumet turke kanë shkruar të shtunën se Galatasaray është në mesin e klubeve që dëshirojnë shërbimet e mesfushorit të Interit, Hakan Calhanoglu.

“Nerazzurrët” janë duke e shqyrtuar të ardhmen e mesfushorit 31-vjeçar, pas largimit të trajnerit Simone Inzaghi.

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar se për Calhanoglun, Interi kërkon deri në 40 milionë euro.

Calhanoglu ka kontratë me Interin edhe për dy edicione.

Ai aktualisht është pjesë e Interit në Los Angeles për Kupën e Botës për Klube.

Calhanoglu ka luajtur në 47 ndeshje në sezonin që ka përfunduar, dhe ka kontribuuar me 11 gola e tetë asistime.