Futboll

Interi cakton çmimin për Asllanin

Kristjan Asllani

Fiorentina është prej skuadrave më të interesuara për shërbimet e mesfushorit të Shqipërisë që aktivizohet tek Interi, Kristjan Asllani. 

Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Cristian Chivu, dhe drejtori sportiv Piero Ausilio e ka hapur derën për një largim të tij. 

Megjithatë, për Asllanin, Interi kërkon prej 18 deri në 20 milionë euro. 

Ky çmim është shumë i lartë dhe nuk përballohet nga Fiorentina, ka njoftuar “Corriere dello Sport” të dielën. 

Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028. Te kjo skuadër u transferua nga Empoli në vitin 2023 për 15.7 milionë euro. 

Në edicionin e kaluar i pati tri gola të shënuar e po aq asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat.