Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, mund të largohet nga skuadra e Interit në fund të edicionit.
Asllani në ndeshjen e kaluar ia siguroi fitoren Interit. “Nerazzurrët” fal golit të shënuar nga Asllani fituan 1:0 ndaj Veronas.
Sajti “Sempreinter” të hënën ka raportuar se skuadra e Bournemouthit dhe ajo e Fiorentinas dëshirojnë që ta blejnë kartonin e Asllanit.
Mësohet se Interi nuk do t’i refuzojë ofertat për reprezentuesin e Shqipërisë.
Kartoni i Asllanit vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Te Fiorentina e pëlqejnë shumë stilin e lojës të Asllanit.
Ndërkohë drejtori sportiv i Bournemouthit, Tiago Pinto, insiston për transferimin e Asllanit. Për mesfushorin me tipare defensive më herët ka pasur interesim edhe nga skuadra të tjera.
Edhe
Asllani mund të transferohet te Bologna
Fiorentina garon në Serie A, ndërsa Boutnemouthi në Premier League të Anglisë.
23-vjeçari Asllani këtë edicion në Serie A ka luajtur 802 minuta. Ai iu bashkua Interit në vitin 2023 nga Empoli për 15 milionë euro.
Kontrata aktuale e Asllanit me “nerazzurrët” përfundon në verën e vitit 2028.