Për ta liruar mesfushorin Kristjan Asllani, skuadra e Interit po i kërkon 20 milionë euro. Kështu u raportua të hënën nga mediat italiane.
Asllani ka gjasa të mëdha që të largohet nga Interi në afatin kalimtar të kësaj vere.
Interi është i hapur që t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin.
Ditë më parë u raportua se reprezentuesi i Shqipërisë preferon që të qëndrojë edhe më gjatë në Serie A.
Ai, madje e ka refuzuar një kalim te Real Betisi në Spanjë.
Bologna dhe Fiorentina janë prej skuadrave italiane që e dëshirojnë transferimin e Asllanit. Nga Interi pritet të largohet edhe mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu.
23-vjeçari, Asllani, u paraqit në katër ndeshje me Interin në Kupën e Botës për Klube që u mbajt në SHBA. Ai kontribuoi më një asistim.
Asllani karrierën deri më tani e ka zhvilluar në futbollin italian. Ka luajtur edhe për skuadrën e Empolit.
Me Interin, Asllani ka kontratë deri në verën e vitit 2028.