Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle interesohet për Calhanoglun

Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu, ka raportuar “Daily Mail” të martën. Për transferimin e turkut 28-vjeçar këtë verë, Newcastle është gati të ofrojë 40 milionë euro.

Calhanoglu po shihet si përforcim i madh për mesfushën te Newcastle për sezonin e ri. Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, kurse ekipit iu bashkua verën e shkuar si lojtar i lirë.

Në sezonin e parë tek Interi, Calhanoglu në 46 ndeshje në të gjitha garat shënoi tetë gola e bëri 13 asistime.

Artikuj të ngjashëm