Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle interesohet për Calhanoglun

Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, turkun Hakan Calhanoglu, përcjell “Calciomercato” të mërkurën. Bëhet e ditur se ekipi anglez po e synon transferimin e mesfushorit në afatin kalimtar të janarit.

Për kartonin e tij, Newcastle është gati të ofrojë 30 milionë euro. Calhanoglu po shihet te Newcastle si përforcim i duhur për mesfushën dhe drejtuesit e ekipit anglez do të bëjnë të pamundurën për ta bindur Interin në lirimin e tij.

28-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, ndërsa iu bashkua vitin e shkuar si lojtar i lirë. Këtë sezon Calhanoglu ka një gol e një asistim në tetë paraqitje.

Artikuj të ngjashëm