West Ham Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu. “The Sun” shkruan se West Hami tashmë ka kontaktuar ekipin italian për turkun 29-vjeçar, të cilin po dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.
Tek Interi janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Calhanoglun, i cili po monitorohet edhe nga Liverpooli, por ekipi italian për kartonin e tij po kërkon mbi 50 milionë euro.
Calhanoglu ka kontratë me Interin deri në vitin 2027, ndërsa është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2021 kur iu bashkua si lojtar i lirë. Në 17 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat, Calganoglu ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë një asistim.