Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas Bastonit, edhe Calhanoglu vazhdon me Interin

Hakan Calhanoglu

Pas zyrtarizimit për vazhdimin e kontratës së Alessandro Bastonit, Interi zyrtarisht ka njoftuar se edhe Hakan Calhanoglu ka vazhduar kontratën deri në qershor të vitit 2027. 29-vjeçari nga Turqia kaloi nga Milani tek Interi në vitin 2021 si futbollist i lirë, por te Interi i besojnë shumë aftësive të mesfushorit turk.

Kontrata e Calhanoglus skadonte në vitin 2024, por e ardhmja nuk dukej në dyshim.

Calhanoglu ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuuar me 21 asistime në 95 paraqitje për klubin. Calhanoglu ka fituar dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë me skuadrën “ziekaltër”.

Artikuj të ngjashëm