Mesfushori turk Hakan Calhanoglu do të largohet nga Milani këtë verë, sipas të gjitha gjasave. Mediumet italiane kanë shkuruar të hënën se Calhanoglu edhe zyrtarisht ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër. Madje, thuhet se Calhanoglu tashmë ka nisur bisedimet me Juventusin, ekip të cilit mund t’i bashkohet si lojtar i lirë në fund të këtij edicioni. Calhanoglu po kërkon pagë prej pesë milionë eurosh në vit dhe te Juventusi janë të gatshëm t’ia plotësojnë këtë kërkesë.
Mesfushori 27-vjeçar është pjesë e Milanit prej vitit 2017 kurse këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar 11 herë në 34 paraqitje në të gjitha garat. Krahas Juventusit, interesim për Calhanoglun kanë shprehur edhe Arsenali e Chelsea.