Manchester Unitedi ka rritur interesimin për futbollistin e Monacos, Aurelien Tchouamenin.
“Football Insider” pretendon se skautët e klubit anglez e kanë ndjekë nga afër talentin francez. Bëhet e ditur se 21-vjeçari do të jetë nën vëzhgim edhe të enjten, ku Monaco e pret PSV-në në Ligën e Evropës.
Unitedi është i gatshëm t’i ofrojë kontratë mesfushorit të Monacos, por do të pres edhe vlerësimin e personave që po e përcjellin.
Tchouameni ka kontratë me Monacon deri në vitin 2024. Vlera e tij sipas “Transfermakt” është rreth 35 milionë. Këtë sezon ka shënuar dy gola në 18-të ndeshje. Tchouameni është edhe pjesë e përfaqësueses së Francës ku ka luajtur pesë ndeshje deri me tani.