Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli hyn në garë për Tchouamenin

Liverpooli i është bashkuar Manchester Unitedit në garën për të nënshkruar me yllin e Monacos, Aurelien Tchouamenin sipas “The Athletic”. Madje, drejtuesit e skuadrës së Liverpoolit janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë për të bindur Monacon ta lirojë lojtarin.

21-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensiv është një ndër lojtarët kryesor këtë sezon te Monaco.

Të dy skuadrat angleze po e shohin francezin si përforcim ideal për pjesën e mbetur të sezonit.

Monaco për ta liruar talentin francez po kërkon rreth 50 milionë euro.

Ai ka kontratë me Monacon deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm