Manchester Unitedi po përgatit një ofertë për mbrojtësin e krahut të djathtë të Monacos. Bëhet fjalë për Vandersonin, shkruan “The Sun” të enjten. 21-vjeçari ka treguar paraqitje të mira në Ligue 1.
Në 26 ndeshje të sezonit aktual, braziliani ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tri asistime. Ai në janar të vitit të kaluar iu bashkua Monacos nga Gremio.
Ai me klubin elitar të Francës ka kontratë deri në vitin 2027. Por Unitedi është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim për ta transferuar futbollistin brazilian.
Artikuj të ngjashëm