Manchester United ka shprehur interesim për mbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Edmond Tapsoba.
24-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë sezon në Bundesliga të Gjermanisë dhe ka rënë në sytë e gjigantit anglez.
Unitedi ka pasur telashe të shumta në qendër të mbrojtjes, ndërsa 25-vjeçari i Burkina Fasos shihet si përforcim ideal për repartin defensiv.
Tapsoba me Leverkusenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Skuadrës gjermane iu bashkua në vitin 2020.
Më herët ka luajtur për skuadra të ndryshe në Portugali.
Artikuj të ngjashëm