Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tapsoba rinovon kontratën me Leverkusenin

Bayer Leverkuseni ka blinduar mbrojtësin e Burkina Fasos, Edmond Tapsoba. Klubi gjerman të hënën ka njoftuar se Tapsoba ka rinovuar kontratën edhe për dy vjet të tjerë. Me rinovimin e kontratës, Tapsoba do të jetë pjesë e Leverkusenit deri në verën e vitit 2028.

Paraqitjet e mira të 24-vjeçarit këtë edicion, kanë bërë që Leverkuseni të reagoj për ta siguruar Tapsoban, i cili është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Bundesligë. Po ashtu, gjatë afatit kalimtar të verës, ai është kërkuar me ngulm nga Manchester Unitedi e Tottenhami, por Leverkuseni ka refuzuar ofertat e klubeve angleze.

Tapsoba është pjesë e Leverkusenit prej janarit të vitit 2020 kur iu bashkua nga Vitoria Guimaraes dhe vlerësohet shumë nga trajneri Xabi Alonso.

Këtë edicion, Tapsoba ka regjistruar 4 paraqitje në të gjitha garat për Leverkusenin dhe ka kontribuar me 1 gol.