Mbrojtësi i Ekuadorit, Piero Hincapie, ka vazhduar kontratën me klubin gjerman, Bayer Leverkusen.
Futbollisti 21-vjeçar me Leverkusenin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Hincapie vlerësohet një prej lojtarëve kyçë në qendër të mbrojtjes te klubi elitar i Gjermanisë. Te Leverkuseni janë ndarë të kënaqur më vazhdimin e bashkëpunimit, ndërsa edhe vetë lojtari tha se dëshiron të fitojë më shumë përvojë për ta ndihmuar klubin, e po ashtu edhe Ekuadorin në gara të ndryshme ndërkombëtare. Ai në edicionin aktual në Bundesligë ka shënuar një gol në 18 paraqitje.