Manchester Unitedi ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen, raporton “BBC” të martën.
Për sulmuesin 25-vjeçar të Nigerisë në garë është edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germani.
Osimhen, që vlerësohet 110 milionë euro në tregun e transferimeve, me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Ai ka shkëlqyer në vitet e fundit me fanellën e klubit italian. Në edicionin aktual ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 16 ndeshje në Serie A.
Dy gola e një asistim i ka në Ligën e Kampionëve.
Artikuj të ngjashëm