Manchester Unitedi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e West Hamit, Declan Rice. “Djajtë e Kuq” do të tentojnë t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit anglez që është një ndër lojtarët kryesorë te West Hami.
Rice po shihet tek Unitedi si zëvendësues i Paul Pogbas që do të largohet gjatë verës. Madje, thuhet se drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të ofrojnë rreth 120 milionë euro për Ricen.
Për shërbimet e 22-vjeçarit interesim ka shprehur edhe Manchester City. Rice ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024.