Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi i gatshëm ta lirojë Martialin

Manchester Unitedi është gati të mbulojë shpenzimet për dy vjetët e mbetur nga kontrata e Anthony Martialit, për të siguruar që ai të largohet nga klubi këtë verë, raporton “The Sun”.

Martial aktualisht është i huazuar te Sevilla, por ka shënuar vetëm një herë në 11 paraqitje dhe skuadra spanjolle nuk dëshiron ta blej kartonin e sulmuesit francez.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta heqin francezin nga lista e pagave, kështu që po mendojnë t'i paguajnë rreth 12.5 milionë funte që ai të largohet si lojtar i lirë.

Martial ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2024.