Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martiali do të kthehet tek Unitedi

Sulmuesi Anthony Martial do të kthehet te Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni. “AS” shkruan se te Sevilla kanë marrë vendim që të mos e shfrytëzojnë opsionin e blerjes së kartonit të Martialit.

Francezi në fillim të këtij viti u huazua te Sevilla, që për 28 milionë mund ta blejë 26-vjeçarin.

Megjithatë, Martial nuk ka bindur me paraqitjet e tij tek ekipi spanjoll për shkak se ka vetëm një gol të shënuar në tetë ndeshje në La Liga. Ai ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2024.