Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester United me kontrata të reja për Rashfordin e Shawin

Manchester Unitedi do të nis bisedimet me Marcus Rashfordin dhe Luke Shawin për vazhdimin e kontratave.

Sipas “Daily Mail” të premten, drejtuesit e klubit anglez po synojnë t’i bindin lojtarët të pranojnë ofertat për të mbetur në “Old Trafford”.

Rashford dhe Shaw janë të lidhur me klubin anglez deri në vitin 2023.

Për sulmuesin Rashford, interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane. Anglezi është përfolur se mund të largohet gjatë verës.