Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City nuk do ta shesë Silvan

Manchester City nuk ka ndërmend ta shesë Bernardo Silvan gjatë kësaj vere.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit do t’i refuzojnë të gjitha ofertat për mesfushorin portugez.

Është trajneri Pep Guardiola që ka kërkuar nga krerët e klubit ta mbajnë lojtarin edhe për sezonin e ri.

Silva është raportuar se mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë kësaj vere pas interesimit nga klubi spanjoll.

Por Guardiola e sheh 27-vjeçarin si pjesë të rëndësishme për sezonin e ri.

Silva ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm