Barcelona nuk ka hequr dorë nga transferimi i Bernardo Silvas.
Siç raporton “Sport”, gjiganti spanjoll do të tentojë ta transferojë gjatë verës së vitit të ardhshëm futbollistin portugez.
Barcelona nuk arriti ta transferojë gjatë afatit kalimtar të verës për shkak të kufizimeve financiare.
Mesfushori 28-vjeçar është pjesë e Manchester Cityt. Me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Sezonin aktual ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime në tetë ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm