Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maldini me ofertë nga PSG-ja dhe Italia

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka dy oferta për t’i shqyrtuar.

PSG-ja planifikon ta punësojë Maldinin si drejtor të klubit, ndërsa dyert ia ka hapur edhe Federata Italiane e Futbollit. Kështu ka raportuar të hënën “Sky Sports”.

Milani në fund të sezonit të kaluar e shkarkoi Maldinin nga posti i drejtorit. Maldini është legjenda e Milanit si futbollist, ndërsa në rolin e drejtorit ishte emëruar në vitin 2018.

Sipas mediumeve italiane, thuhet se largimi i Maldinit ka ardhur pas mospajtimeve që ka pasur me pronarët e klubit rreth strategjisë për edicionin e ri.

Artikuj të ngjashëm