Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani zyrtarizon largimin e Maldinit

Paolo Maldini edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e skuadrës së Milanit. Ai është larguar nga posti i drejtorit, ka njoftuar të martën pasdite nëpërmjet një komunikate ekipi italian.

Kjo komunikatë e Milanit vjen pas raportimeve se Maldini ishte shkarkuar nga pronarët e klubit.

“AC Milan bën të ditur se Paolo Maldini është larguar nga roli i tij në klub, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon Maldimin për punën e tij dhe kontributin e kthimit në Ligën e Kampionëve dhe triumfin në Serie A”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Maldini është legjenda e Milanit si futbollist, ndërsa në rolin e drejtorit ishte emëruar në vitin 2018. Sipas mediumeve italiane, thuhet se largimi i Maldinit ka ardhur pas mospajtimeve që ka pasur me pronarët e klubit rreth strategjisë për edicionin e ri.

Po ashtu, Maldini në takim ka mbrojtur edhe trajnerin Stefano Pioli, pasi ishte kërkuar shkarkimi i tij.