Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mac Allister largohet nga Brightoni

Alexis Mac Allister

Alexis Mac Allister nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Brightonit pas përfundimit të sezonit aktual. “The Sun” ka njoftuar të hënën se mesfushori argjentinas do të largohet nga Brightoni në verë. Ai tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe Brightoni për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 50 milionë euro.

24-vjeçari po dëshiron të jetë pjesë e një klubi më të madh prej sezonit të ardhshëm dhe tashmë po shqyrton të gjitha ofertat që i ka marrë.

Thuhet se ai po kërkohet prej skuadrave kryesore të top ligave evropiane dhe Brightoni po pret ofertën zyrtare për kartonin e tij.

Mac Allister e fitoi kupën e botës me Argjentinën, ndërsa me Brightonin ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë sezon, ai ka shënuar 7 gola në të gjitha garat për ekipin anglez, të cilit iu bashkua në vitin 2019.