Mesfushori i Argjentinës, Alexis Mac Allister, përfundimisht do të largohet nga skuadra e Brightonit me të përfunduar sezoni aktual. “Daily Mail” shkruan të mërkurën se Mac Allister është në negociata me Manchester Unitedit për një transferim të mundshëm në “Old Trafford”.
Në fakt, Unitedi është vetëm një prej shumë skuadrave angleze që po insistojnë për shërbimet e 24-vjeçarit, pasi ai po kërkohet edhe nga Arsenali, Liverpooli e Chelsea. Mac Allister ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro. Ai vitin e shkuar u shpall kampion bote me Argjentinën, ndërsa këtë sezon ka 10 gola në 31 paraqitje për Brightonin.
Artikuj të ngjashëm