Alexis Mac Allister i Brightonit pritet të kalojë te skuadra e Liverpoolit për rreth 64 milionë euro. Skuadra e tij i ka dhënë leje t’i bëjë testet mjekësore, shkruan “BBC” të martën.
Argjentinasi luajti rol kyç te Brightoni që përfundoi në vendin e gjashtë në Premier League.
Brightoni siguroi kualifikimin në garat e UEFA-s për herën e parë.
24-vjeçari po ashtu kontribuoi tek Argjentina që fitoi Kupën e Botës në dhjetor.
Liverpooli ka nevojë për mesfushorë pas largimit të James Milnerit, Naby Keitas dhe Alex Oxlade-Chamberlainit.
Mac Allister luajti në 40 ndeshje dhe shënoi 12 gola.