Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mac Allister drejt Liverpoolit

Alexis Mac Allister

Mesfushori Alexis Mac Allister pritet të jetë përforcimi i parë i Liverpoolit për sezonin e ri, ka bërë të ditur “Daily Mail” të enjten. Mësohet se argjentinasi është pajtuar me ofertën e Liverpoolit, ekip që po negocion me Brightonin për transferimin e tij.

Liverpooli i ka ofruar Mac Allisterit kontratë deri në vitin 2029, ndërsa ka ofruar 60 milionë euro për ta bindur Brightonin në lirimin e tij. 24-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Angli, pasi interesim për të kanë shfaqur edhe Arsenali e Chelsea.

Skuadra e Brightonit po kërkon të paktën 70 milionë euro për Mac Allisterin, i cili ka kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Në 33 ndeshje këtë sezon ai ka shënuar 10 gola dhe ka bërë dy asistime për Brightonin.

Artikuj të ngjashëm