Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në garë me Newcastlen për Mac Allisterin

Liverpooli është në garë me Newcastle Unitedin për mesfushorin e Brightonit, Alexis Mac Allister. Futbollisti i Argjentinës ka kërkuar largimin nga Brightoni, ndonëse ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Interesim për fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën ka shprehur edhe Manchester City, Chelsea, Borussia Dortmundi dhe Arsenali.

Mac Allister me fanellën e Brightonit në sezonin aktual ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me një asistim në 24 paraqitje. Pjesë e klubit anglez, argjentinasi është prej vitit 2020.