Drejtori i Brightonit, Paul Barber ka thënë se mesfushori 23-vjeçar i Argjentinës, Alexis Mac Allister, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve pas paraqitjeve në Kupën e Botës.
Mac Allister fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, pasi mposhti në penallti Francën. Por, te Brightoni kanë theksuar se janë në negociata për vazhdimin e kontratës me Mac Allisterin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Alexis ka pasur paraqitje të gjitha gjatë gjithë sezonit. Ai po rritet në Premier League. Ne ishim të sigurt në aftësitë dhe karakterin e tij. Ka pasur interesim edhe para Kupës së Botës, por tashmë janë rritur edhe më shumë. Megjithatë, ne po punojmë për një kontratë të re. Me babin e tij jemi takuar disa herë. Shpresojmë që ai të vazhdoj të luaj me ne edhe për një kohë”, ka thënë Barber për “Talt Sport”. 23-vjeçari me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Sezonin aktual në Premier League ka shënuar pesë gola në 14 paraqitje.