Alexis Mac Allister ka nënshkruar kontratë të re me Brightonin. Mesfushori argjentinas ka vazhduar kontratën edhe për tre vjet.
Futbollisti i Argjentinës ka thënë se është i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me Brightonin. Ai ka falënderuar klubin për mundësinë që ia ka dhënë.
Brightoni në sezonin aktual në Premier League të Anglisë ka shënuar katër fitore në 11 ndeshje. Ka pësuar katër disfata, ndërsa ka barazuar në tri ndeshje. Brightoni zë vendin e nëntë me 15 pikë.