Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni kërkon 75 mln për Mac Allisterin

Te Brightoni janë të gatshëm ta lirojnë në fund të këtij sezoni mesfushorin Alexis Mac Allister, por vetëm nëse marrin ofertën e duhur për kartonin e tij, përcjell “The Sun” të martën.

Duke pasur parasysh interesimin e skuadrave të mëdha për argjentinasin, krerët e Brightonit tashmë kanë caktuar çmimin për Mac Allisterin.

Për ta lënë të lirë në verë 24-vjeçarin, Brightoni po kërkon hiç më pak se 75 milionë euro. Manchester City, Arsenali, Chelsea janë vetëm disa prej skuadrave që po synojnë transferimin e Mac Allisterit në fund të sezonit.

Mac Allister u shpall kampion i botës me Argjentinën, ndërsa është pjesë e Brightonit prej vitit 2019. Këtë edicion, ai ka shënuar 7 gola për Brightonin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm